BM – Varadkar kritikon furnizimin me armë amerikane për Izraelin

by admin
Spread the love

LONDËR, 17 mars /ATSH-DPA/ – SHBA nuk duhet të dërgojë armë në Izrael, deklaroi kryeministri irlandez, Leo Varadkar.

Varadkar do të takohet sot me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, në fund të një jave angazhimesh që përfshinin një dypalësh të mëparshëm mes dy liderëve.

Biden tha se ishte dakord për një armëpushim në Gaza “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Megjithatë, duke folur me gazetarët në Uashington DC, Varadkar tha se kishte fusha në të cilat dy administratat mbeten në mosmarrëveshje.

Ai tha se ia bëri “shumë të qartë” Briden se veprimet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në Gaza nuk ishin vetëmbrojtje.

I pyetur në lidhje me vazhdimin e SHBA-së për të furnizuar Izraelin me armë, Varadkar tha se “kjo është diçka me të cilën ne nuk pajtohemi, por qeveria amerikane është një qeveri sovrane që merr vendimet e saj.”

Udhëheqësi irlandez tha se SHBA po punonte “shumë fort” drejt një armëpushimi, por Biden nuk bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të armiqësive.

I pyetur se çfarë donte të shihte të ndodhte në Gaza, Varadkar tha se “gjëja më e rëndësishme dhe më urgjente është nevoja për një armëpushim në mënyrë që vrasjet të ndalen”.

”Unë mendoj se të gjithë janë dakord që Hamasi nuk mund të jetë pjesë e qeverisjes së asnjë territori palestinez duke pasur parasysh atë që ndodhi më 7 tetor, por ne nuk besojmë se ai duhet të pushtohet nga Izraeli. Ne sigurisht që nuk besojmë se duhet të rivendoset nga Izraeli. Ne besojmë se duhet t’i dorëzohet kontrollit civil palestinez dhe ndryshe nga rasti që ka qenë që nga viti 2005, ai nuk duhet të bllokohet nga Izraeli”, theksoi ai.

”Ne nuk u japim ndihmë ushtarake, por i ndihmojmë në çdo mënyrë tjetër që mund të imagjinohet”, theksoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like