BM -Truss: Më shumë se 60% e buxhetit ushtarak së Putinit është ngrirë nga sanksionet

by admin
Spread the love

LONDËR, 5 prill /ATSH/- Më shumë se 60% e buxhetit ushtarak së Putinit është ngrirë nga sanksionet, por duhet bërë më shumë, theksoi ministrja e Jashtme britanike Liz Truss, shkruan BBC.

Ministrja e Jashtme tha se sanksionet “paralizuese” po e kthejnë ekonominë ruse në epokën sovjetike.

‘’Më shumë se 350 miliardë dollarë (266 miliardë stërlina) nga 604 miliardë dollarë të rezervave valutore të Rusisë nuk janë në dispozicion të regjimit, shtoi ajo.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se ai beson se mizoritë më të këqija të kryera nga forcat ruse nuk janë zbuluar ende, ndërsa Rusia mohoi vrasjen e civilëve.

Kryeministri Boris Johnson ka publikuar një video në rrjetet sociale, drejtuar publikut rus, në të cilën ai akuzon trupat ruse për kryerjen e mizorive, duke përfshirë masakrën e civilëve dhe përdhunimin e grave.

Duke folur në rusisht në fund të videos, ai thotë: “Presidenti juaj akuzohet se ka kryer krime lufte. Por nuk mund ta besoj se ai po vepron në emrin tuaj.”

Zonja Truss, e cila foli pas bisedimeve me homologun e saj polak Zbigniew Rau, u kërkoi vendeve të G7 të shkojnë më tej në sanksione përpara takimeve të kësaj jave të G7 dhe NATO-s.

Truss tha se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës është që presidenti rus Putin të humbasë ndaj Ukrainës është rritja e sanksioneve, si dhe furnizimi i Ukrainës me armë për t’u mbrojtur.

“Deri më tani, sanksionet tona kanë pasur një ndikim paralizues tek ata që fuqizojnë dhe financojnë makinën e luftës të Putinit”.

Si BE ashtu edhe SHBA po planifikojnë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë këtë javë, me ambasadorët e BE-së që takohen të mërkurën për të vendosur se çfarë hapash duhet të ndërmarrin.

Britania e Madhe njoftoi gjithashtu një fond prej 10 milionë stërlinash për të mbështetur organizatat në Ukrainë, duke përfshirë ato që ndihmojnë viktimat e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin.   /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like