BM – Scotland Yard heton festat në Downing Street gjatë bllokimit antiCovid-19

by admin
Spread the love

LONDËR, 25 janar /ATSH-DPA/ – Scotland Yard ka filluar të hetojë një seri ngjarjesh në Downing Street dhe Whitehall në lidhje me shkeljet e mundshme të politikës ndaj masave ndaj koronavirusit, deklaroi komisionerja e policisë, Cressida Dick.

Kryeministri britanik, Boris Johnson është vënë nën presion në rritje për shkak të vazhdimësisë së zbulimit të ngjarjeve në lidhje me festat në rezidencat dhe zyrat e tij në Downing Street gjatë dy viteve të fundit, gjatë kohës kur tubime të tilla ndaloheshin, në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Zbulimi më i fundit përfshin rreth 30 persona, të cilët u mblodhën në qershor 2020.

“Fakti që ne po hetojmë tani, nuk do të thotë se do të ketë sanksione për çdo person të përfshirë. Nuk do të japim komente të vazhdueshme për hetimin tonë aktual”, shtoi Dick./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like