BM- Mjekët specializantë futen në grevë 6-ditore

by admin
Spread the love

LONDËR, 3 janar /ATSH-DPA/ – Shërbimi shëndetësor anglez ka të ngjarë të vuajë shumë në 6 ditët e ardhshme.

Nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm deri më 9 janar do të jenë në grevë të ashtuquajturit ‘junior mjekë’, ekuivalenti i specialistëve.

Greva është thirrur nga Shoqata Mjekësore Britanike, në të cilën janë të lidhur rreth 50 mijë ‘mjekë të rinj’ dhe synon të marrë një rregullim të pagave të cilat kanë rënë me rreth 25% në 15 vitet e fundit.

“Një krizë gjymtuese e kostos së jetesës, lodhjes dhe pagave rritet shumë nën rrezikun e inflacionit që i largon mjekët punëtorë larg profesionit të tyre në një kohë kur ne kemi nevojë për ta më shumë se kurrë”, shkruan Shoqata Mjekësore Britanike.

“Nëse mjekët e rinj do të detyroheshin të largoheshin nga NHS për shkak të pagave të dobëta dhe kushteve të këqija, shërbimet në të cilat ne të gjithë mbështetemi do të kenë pasoja’’, thekson shoqata.

Greva u thirr në 5 dhjetorin e kaluar, pas më shumë se një muaji negociata me ministrinë e Shëndetësisë e cila kishte sjellë në tryezë një ofertë për rregullimin e pagave që sindikatat e cilësuan si “të pabesueshme”.

Mjekët po bëjnë thirrje për një rivendosje të plotë të pagave me të cilat përballen mjekët e rinj që nga viti 2008/9” dhe zhvillimin e një mekanizmi për përshtatjen e pagës me koston e jetesës dhe inflacionin.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like