BM – Ministria e Mbrojtjes: Rusia mungesë të punonjësve mjekësorë për shkak të luftës ​

by admin
Spread the love

LONDËR, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Rusisë ndoshta i mungon personeli i kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin, pjesërisht për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës, tha sot Ministria britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të përditshëm mbi konfliktin.

“Ministria ruse e Shëndetësisë tha në nëntor se sektori mjekësor i vendit kishte mungesë të rreth 26 500 mjekëve dhe 58 200 infermierëve”, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Ka shenja se lufta ruse në Ukrainë po kontribuon në këtë mungesë”, thanë britanikët.

Menjëherë pas mobilizimit të pjesshëm të forcave të armatosura ruse në shtator 2022, punonjësit e kujdesit shëndetësor u paralajmëruan të mos largoheshin nga vendi.

Megjithatë, deri në 2% e personelit mjekësor dhe të kujdesit shëndetësor rus u larguan për të shmangur rekrutimin.

Përveç kësaj, deri në 3 000 punonjës të stafit mjekësor ndoshta janë mobilizuar për të punuar në fushën e betejës.

“Kjo mungesë e personelit të trajnuar po ndihet gjithashtu në një sërë sektorësh civilë që i shërbejnë popullatës ruse”, thuhet në postim.

“Nuk ka shenja se kjo do të ndryshojë në vitin 2024”, tha ministria britanike.

Ministria ka publikuar përditësime mbi progresin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës që nga fillimi i saj në shkurt 2022, në një përpjekje për të kundërshtuar narrativën ruse.

Përditësimet britanike janë hedhur poshtë nga Kremlini të konsideruara si propagandë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like