BM – Manifestim në mbështetje të Ukrainës në përvjetorin e dytë të luftës

by admin
Spread the love

LONDËR, 24 shkurt /ATSH-DPA/- Turma njerëzish janë mbledhur në të gjithë Britaninë e Madhe për të treguar mbështetje për Ukrainën dhe për të bërë nderimet e tyre për të rënët me rastin e përvjetorit të dytë të pushtimit rus.

Përkujtimet sot në Londër filluan me një shërbim lutjeje ndërfetare në Katedralen Katolike të Ukrainës në Mayfair.

Ndërkohë, në Skoci, udhëheqës politikë dhe fetarë morën pjesë në një shërbim në Kështjellën e Edinburgut për të shënuar përvjetorin e luftës në Ukrainë.

Në Edinburg, Ministri i Parë, Humza Yousaf mbajti një fjalim dhe vendosi një kurorë në Memorialin e Luftës Kombëtare Skoceze së bashku me Andrii Kuslii, i konsullatës së Ukrainës.

Në shërbim morën pjesë edhe qytetarë ukrainas që jetojnë në Skoci dhe moderatorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kishës së Skocisë, Rev Sally Foster-Fulton.

Pushtimi i plotë i Ukrainës filloi më 24 shkurt 2022 dhe pasoi ndërhyrjen ushtarake të Kremlinit në rajonin lindor të Donbasit dhe aneksimin e Krimesë në vitin 2014. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like