BM – Londra: Rusia do të vazhdojë të përdorë energjinë si armë

by admin
Spread the love

LONDËR, 26 shkurt /ATSH-DPA/- Rusia do të vazhdojë të përdorë rezervat e saj energjetike si armë pasi presidenti Vladimir Putin synon të fitojë ndikimin ekonomik dhe politik në mbarë botën, tha sot Ministria Britanike e Mbrojtjes.

“Duke reduktuar fluksin e gazit në Evropë, përmes kufizimit të eksporteve të tubacioneve dhe ndryshimit të kushteve të pagesës, Putini ka kërkuar të minojë unitetin në të gjithë Evropën kundër luftës së paligjshme të Rusisë”, tha ministria në Londër në përditësimin e saj të përditshëm për luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Ekziston një lidhje e ngushtë midis objektivave të energjisë, sigurisë, politike dhe ushtarake”, tha ai.

“Që nga fillimi i konfliktit me Ukrainën, Rusia ka përdorur energjinë si armë”, tha ministria, duke iu referuar kapjes së platformave të naftës në Detin e Zi në vitin 2015 që pasoi me aneksimin e paligjshëm të gadishullit të Krimesë në 2014.

Ministria gjithashtu vuri në dukje reduktimin e furnizimeve me gaz në Evropë nga kompania shtetërore ruse “Gazprom” në vitin 2021.

“Përdorimi i energjisë si armë ndoshta do të mbetet një mjet shtrëngimi për Rusinë”, shtoi ministria.

Që nga fillimi i pushtimit të përgjithshëm rus të Ukrainës më shumë se dy vjet më parë, Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar përditësime të përditshme mbi rrjedhën e luftës. Moska ka akuzuar Londrën për dezinformim.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like