BM – Johnson punëson staf të ri pas dorëheqjeve për shkak të Partygate

by admin
Spread the love

LONDËR, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi dy emërime të reja në Downing Street, në një përpjekje për të provuar të qëndrojë në pushtet pas një jave të trazuar politike për shkak të së ashtuquajturës Partygate.

Steve Barclay do të bëhet shefi i kabinetit të kryeministrit dhe do të jetë përgjegjës për koordinimin e zyrës së kryeministrit ma atë të kabinetit duke udhëhequr agjendën e qeverisë në mënyrë më efikase.

Gazetari Guto Harri i bashkohet ekipit të Johnson si drejtor i komunikimit.

Ai ishte zëdhënës dhe shefi i stafit të Johnson gjatë mandatit të tij të parë si kryebashkiak i Londrës.

Johnson tha se “këtë javë premtova ndryshim, në mënyrë që të mund të vazhdojmë me punën që publiku britanik na zgjodhi për të bërë”.

”Ne duhet të vazhdojmë rimëkëmbjen tonë nga pandemia, të ndihmojmë qindra mijëra njerëz të tjerë në punë dhe të ofrojmë agjendën tonë ambicioze për vendin duke përmirësuar mundësitë e njerëzve”, deklaroi Johnson.

“Ndryshimet që po i njoftoj ekipit tim do të përmirësojnë mënyrën se si funksionon Nr 10, do të forcojnë rolin e kabinetit dhe kolegëve të mi si dhe do të përshpejtojnë misionin tonë përcaktues për të ngritur nivelin e vendit”, theksoi ai.

Më shumë njoftime priten në ditët në vijim.

Skandali Partygate ka të bëjë me anëtarët e qeverisë, të cilët organizuan një numër tubimesh gjatë dy viteve të fundit, në një kohë kur britanikët ishin urdhëruar të anashkalonin veprime të tilla për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like