BM – Edhe Londra pezullon fondet për UNRWA, ‘jemi të tronditur’

by admin
Spread the love



LONDËR, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe ka pezulluar përkohësisht fondet e ardhshme për UNRWA, agjencia e OKB-së për Palestinezët, duke thënë se ishte e tmerruar nga pretendimet se stafi i UNRWA-s ishte i përfshirë në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.

“Britania e Madhe është e tronditur nga pretendimet se stafi i UNRWA-s është përfshirë në sulmin e 7 tetorit”, tha Ministria e Jashtme britanike në një deklaratë për “The Guardian”.

“Ne jemi duke pezulluar përkohësisht fondet e ardhshme për UNRWA ndërsa hetojmë akuzat. Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar ndihmë humanitare për popullin e Gazës”, thuhet në deklaratë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – Ndalohen fondet e OKB-së pas pretendimeve për përfshirje të stafit në sulmet e Hamasit ​


You may also like