BM – Çmimet e karburantit bien në nivelin më të ulët në më shumë se dy vjet ​

by admin
Spread the love

LONDËR, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Çmimet e karburantit në Britaninë e Madhe janë në nivelin më të ulët në më shumë se dy vjet, tha sot kompania e shërbimeve të automobilave RAC.

Një litër benzinë pa plumb tani kushton mesatarisht 142,57 cent në pompa, një çmim që nuk është parë që nga fundi i tetorit 2021.

Është rreth 10 cent për litër më lirë se në prag të Krishtlindjes së kaluar, por çmimet e naftës nuk kanë rënë.

Zëdhënësi i kompanisë britanike të karburanteve RAC, Simon Williams tha se rënia çmimeve vjen gjatë një prej periudhave më të ngarkuara të vitit në rrugë.

“Ky është një lajm i mirë për shoferët, veçanërisht pasi çmimet duhet të vazhdojnë të ulen në prag të Krishtlindjeve për shkak se çmimi i shitjes me shumicë është dukshëm më i ulët”, tha ai.

“Ndërsa shitësit më të mëdhenj me pakicë nuk kanë njoftuar ndonjë ulje të madhe, çmimet po bien në mënyrë të vazhdueshme çdo ditë, gjë që është inkurajuese”, shtoi ai.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like