Bllokoi sulmuesin e fëmijëve në Dublin, qytetarët mbledhin 300 mijë euro për emigrantin

by admin
Spread the love

Sulmi ndaj një kopshti fëmijësh që shkaktoi trazirat më të rënda ndër vite në Dublin, u mendua fillimisht se ishte kryer nga një shtetas i huaj, e kjo ngjalli edhe më shumë tërbimin e vendasve.

Por si për ironi, autori rezultoi të ishte vendas, ndërsa personi që e frenoi çmendurinë e tij, ishte një emigrant brazilian, shpërndarës picash. 43 vjecari Caio Benicio e goditi me helmetën e motocikletës agresorin që goditi me thikë 5 persona, tre nga të cilët fëmijë, dhe u hodh qe ta ndalonte.

“Ishte instinkt i pastër; gjithçka përfundoi në pak sekonda. Ai ra në tokë, unë nuk pashë se ku shkoi thika e paskësaj, hynë dhe njerëz të tjerë”- rrëfeu Benicio për The Journal. Edhe pse pas sulmit, në Dublin shpërthyen protestat, të nxitura nga informacionet e pakonfirmuara se sulmuesi ishte emigrant, faqja GoFundMe nisi një fushatë bamirësie për brazilianin përmes të cilës janë arritur të mblidhen deri tani mbi 320 mijë euro.

Ndërkohë, në një fushatë të dytë 81 mijë euro u mblodhën edhe për punonjësen e çerdhes që mbronte fëmijët dhe ndihmoi në parandalimin e sulmuesit që të arrinte tek ata. Shefi i policisë, Drew Harris, fajësoi një “grup të çmendur sic tha ai, të drejtuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë” dhe bëri paralajmërime kundër “dezinformatave”, ndërsa pohoi se 34 persona kishin përfunduar në pranga.


Top Channel

You may also like