Blinken: Izraeli po ndërmerr hapa për të mbrojtur civilët në jug të Gazës

by admin
Spread the love

Javën e fundit, ne kemi parë më shumë liderë amerikanë që kanë filluar të shprehin shqetësimin për taktikat e Izraelit në luftë.

Sekretari amerikan i Shtetit në një intervistë për CNN, tha se besonte se Izraeli po ndërmerrte më shumë hapa për të mbrojtur civilët në ofensivën e tyre në Gazën jugore.

“Unë u thashë atyre shumë qartë kur isha atje vetëm një javë më parë, ne nuk mund të kemi një përsëritje në jug të asaj që ndodhi në veri, për sa i përket dëmit që u bëhet civilëve”, tha Antony Blinken për CNN.

“Ajo që ne po shohim është se Izraeli ka përcaktuar zonat e sigurta, ku nuk do të ketë zjarr apo ushtri, kjo është pozitive”, u shpreh ai.

Sidoqoftë, zyrtarët e OKB-së i kanë kundërshtuar vazhdimisht këto zona të sigurta, duke thënë se ideja e çdo “zone të sigurt” është një “narrativë e rrezikshme e rreme”.

“Këto janë pjesë të vogla toke djerrë. Ata nuk kanë ujë, nuk kanë lehtësira, nuk kanë strehë nga i ftohti, nuk kanë kanalizime”, tha për BBC-së në fillim të kësaj jave një zëdhënës i Unicef-it, James Elder . Zyrtarë të tjerë të OKB-së dhe vendas kanë bërë gjithashtu thirrje të ngjashme alarmuese.

OKB-ja ka thënë gjithashtu se nuk ka mbetur vend ku të evakuohen njerëzit në jug.


Top Channel

You may also like