Blindoi mbrojtjen dhe nuk shpërdoron, ja sekreti i Milanit/ “Djalli” testohet për titullin

by admin
Spread the love

Ren vinte nga 8 fitore radhazi, por Milani nuk vuajti aspak për ta çmontuar në më pak se një orë. Tre gola hipotekojnë kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Ligës së Europës, por vlejnë edhe për të certifikuar momentin e Milanit që thuajse 36 orë përpara ndeshjes me Monzën duke më i rritur dhe më i pjekur.

ÇËSHTJE THEMBRE

Viti 2024 i Stefano Piolit, në të gjitha turnet, tregohet me 7 fitore, një barazim dhe një humbje. Një ndryshim dramatik i ritmit, i cili i solli kuqezinjtë në vetëm një pikë pas Juventusit në kampionat. Goli i tretë i Leaos është një simbol i pjekurisë. Portugezi i pasoi me thembër Teo Hernandezit i cili ia dhuroi një asist për mbylljen e aksionit me topin në rrjetë.

Pasimi i portugezi ndaj Ren ishte efikas dhe konkret, ndërkohë që më i pafat kishte qenë ai i 19 shtatorit kundër Njukasëllit kur ai pati tentuar një gol me të njëjtën dinamik. Rezultat tjetër në atë kohë dhe një barazim që në fund penalizoi rrugëtimin e “Djallit” në  Champions. E të mendosh që porta e anglezëve u godit 25 herë, ndërkohë që për të shënuar tre gola ndaj Renit mjaftuan tetë tentativa. Çështje ekuilibri, por edhe të një ekipi më të rritur në vetëbesim për mundësitë e veta.

MBROJTJA QË KTHEHET

Në momentet më të vështira të sezonit (turpi në derbi dhe humbja në Paris), Milani u tregua jashtëzakonisht i prekshëm ndaj tranzicioneve, i paaftë për t’u rikuperuar nga një top i humbur, i gjatë dhe i shkëputur dhe për të filtruar si duhet përpara mbrojtjes. Ndaj Renit, pavarësisht nevojës për të sulmuar për të siguruar kalimin e turit në shtëpi, kuqezinjtë vuajtën shumë pak ndaj një ekipi, siç u përmend, që pikën e fortë e ka në kundërsulmet e shpejta.

Por ndoshta, duke i përsëritur vetes një ditë më parë se do të luanin ndeshjen më të rëndësishme në historinë e tyre, bretonët hynë në fushë të mpirë nga emocionet. Mbrojtja, edhe një herë në format emergjent (Gabia dhe Kjaer) nuk pësoi gol për të dytën ndeshje radhazi. Menja nuk kishte shënuar dy ndeshje pa u ndëshkuar që nga shtatori-tetori. Edhe goli i fundit i Leaos datonte në shtator dhe pasi e gjeti sërish në Kupën e Italisë (Atalanta), e festoi në Ligën e Europës, me një konkretësi të re.

NJERËZIT E RI

Ngado që ta shohim, Milani duket se po rritet. Florenci, për shembull. Kundër Napolit ai dhuroi një stopim në arrati, me topin që i vinte nga pas, për t’u ekspozuar në muzeun e Luvrit. Të enjten shërbeu në golin e parë të Loftus-Çikut, siç kishte bërë edhe kundër Bolonjës. Zinxhiri i krahut të djathtë, në mënyrë të pashmangshme në hijen e të majtës, për shkak të shkëlqimit të Teos dhe Leaos, të enjten fryu gjoksin dhe kushtëzoi natën.

Dopietë nga Loftus-Çikut, protagonist i ndeshjes dhe një nga treguesit më të mirë të punës së shkëlqyer të Piolit. Trajnerit të kuqezinjve iu desh të rivendoste mesfushën me njerëz të rinj, me të huaj, dhe me një ide shumë ambicioze të lojës që nuk përfshin pozicione fikse, por funksione lëvizëse. Ishte fiziologjike që të haste vështirësi në fillim.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like