Blindohet Milano për derbi – Shqip

by admin
Spread the love

Derbi i Milanos ka qenë një nga derbit më të paqtë dhe më të qetë mes dy skuadrave të të njëjtit qytet, mbi të gjitha me dy klube me histori të madhe dhe me shumë tituj dhe trofe të rëndësishëm. Por këtë herë është ndryshe. Është një derbi specifik, ku mund të vendosen zyrtarisht fatet e titullit kampion.

Interi që është shumë pranë dhe me 3 pikë do të vendosë yllin e dytë në fanellë (20) tituj, ndërsa Milani që do të kërkojë t’i shtyjë festën. Dhe për këtë arsye, Milano në ditën e 22 prillit pritet të blindohet me forca të shumta policie dhe masa të shtuara në krahasim me derbet e mëparshme për të shmangur trazirat dhe përplasjet mes dy tifozërive. Sigurisht që provokimet mes tyre mund të çojnë në sherre masive.

Prefekti i Milanos do të thërrasë në një tryezë drejtuesit e të dyja skuadrave dhe bisedimet në tryezë do të jenë të shumta. Si fillim, do të kërkohet nga interistët që të mos ketë një turmë të madhe rreth stadiumit pas ndeshjes, por festa të bëhet një ditë më vonë, në 23 prill kur do të ketë edhe një parakalim me autobusin e hapur. Diçka që u mohua në titullin e fituar me Konten për shkak të COVID-it. Nuk do të ketë as një grumbullim për të parë ndeshjen në Milano me një monitor gjigant, për të shmangur sa më shumë kontaktet dhe përplasjen e tifozërive në rrugë.

Në të shkuarën ka pasur një pakt mes dy tifogrupeve të ultrasve që do të ketë thjesht ironi mes tyre, pa shkuar në ofendime, sharje dhe urrejtje. Sa interistë ka? Me rregullore do të ketë tifozë të Interit vetëm në unazën e dytë ku qëndrojnë ultrasit e “Curva Nord” duke qenë se zikaltrit janë ekip udhëtues dhe Milani ekip pritës.

Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që ata ta gjejnë rrugën dhe mënyrën për t’u futur në stadium. Milanistët kanë pasur mundësi që të blejnë 3 bileta, por asnjë kusht për të treguar që janë milanistë. Kjo do të thotë se shumë interistë mund të jenë të infiltruar mes tifozëve kuqezinj. Madje ka shumë lajme që raportojnë se tifozët e Milanit nuk duan të jenë prezentë në këtë derbi dhe po i shesin biletat për ata të Interit.

You may also like