Blindohet kufiri Meksikë-SHBA, pas mesnatës së 11 majit skadon vendimi për emigrantët

by admin
Spread the love

Vetëm pak orë më pas do të shfuqizohet vendimi për bllokimin e kalimit të emigrantëve nga Meksika në SHBA, pas një politike tre vjeçare e COVID-19.

Mesnata e 11 majit shfuqizon vendimin e vitit 2020, i cili shkaktoi shumë pakënaqësi tek qytetarët, që dëshironin të kërkonin azil.

Politika, e njohur si Titulli 42, shkaktoi një fluks të lartë emigrantësh pranë murit të gjerë që ndan Meksikën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mijëra persona prej ditësh po presin në radhë të gjata, për një përgjigje për të kaluar kufirin drejt vendeve amerikane.

Policia amerikane po kryen një stërvitje urgjente për t’u përgatitur për një fluks masiv emigrantësh, njëkohësisht mijëra forca kanë blinduar të gjithë kufirin.

Qeveria meksikane vlerëson se më shumë se 150 mijë emigrantë po presin në vendet e strehimit dhe në rrugët e shteteve veriore meksikane në kufi me SHBA-në këtë fundjavë, për të pritur kalimin e kufirit.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se skadimi i vendimit mund të çojë në një rritje të numrit të emigrantëve që përpiqen të kalojnë në SHBA dhe të përkeqësojë një krizë humanitare tashmë sfiduese në kufirin jugor.

Vendimi për ndalimin e kalimit të emigrantëve në SHBA hyri në fuqi në vitin 2020 për të frenuar përhapjen e Covid-19, që lejoi autoritetet amerikane të dëbonin me shpejtësi rreth emigrantët.

Politika ka qenë pjesërisht e diskutueshme sepse mbrojtësit e të drejtave të emigrantëve argumentuan se zyrtarët po përdornin shëndetin publik si një pretekst për të mbajtur sa më shumë persona jashtë vendit.


Top Channel

You may also like