Blerim Sejdiu: Na hapni rrugën se nuk dini të menaxhoni as të keni rezultate

by admin
Spread the love

Kryetari i komunës së Zhelinës, nga radhët e Lëvizjes BESA, njëkohësisht kandidat për mandatin e dytë në krye të këtij institucioni, Blerim Sejdiu ka mbajtur fjalimin përmbyllës në tubimin e mbrëmshëm, shkruan InfoShqip.

Në tubim u prezantuan të gjitha të arriturat e katërvjeçarit të kaluar, duke e zhvendosur komunën e Zhelinës nga vendi 78 në vendin e parë për realizime të projekteve.

Gjatë fjalimit të kryetarit Blerim Sejdiu drejtuar qytetarëve tha se nuk kërkojnë mandate për kapriço personale por kërkojnë mandat për tju shërbyer qytetarëve ashtu siç kanë bërë këto katër vite.

“Komuna e Zhelinës nuk mund të krahasohet me realizime për katër vite sa ishim ne. Ata kur krahasohen me ne edhe në debate krahasohen për tetë vite me katër vite dhe llogaria nuk ju del. Ju kërkuam një herë një mundësi para katër vitesh dhe thamë se do tju bëjme krenar, thamë dhe vepruam. Ky është modeli i Lëvizjes BESA, na hapni rrugën se nuk dini të menaxhoni as të keni rezultate. Në 2017 ndoshta edhe kemi pasur dyshim për fitore por kësaj rradhe me raundin e parë presim fitore” – deklaroi para qytetarëve Blerim Sejdiu./InfoShqip.com

You may also like