Bjordi flet me Luizin për finalistët: Unë, Amos, Olta dhe…

by admin
Spread the love

Edhe pse ka më pak se një muaj që ka nisur edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania, dinamikat kanë qenë të shumta në këtë spektakël. Eliminime, debate të forta, madje edhe përjashtime. E megjithatë, dy prej banorëve kanë nisur që tani të mendojnë emrat për finale.

Luiz Ejlli, në një bisedë me Bjordin kanë diskutuar rreth banorëve që mund të shkojnë deri në fund të këtij rrugëtimi këtë edicion në Big Brother. Sipas Bjordit, ai mund të shkojë në finale, teksa bashkë me të mund të jetë edhe Olta Gixhari, Amos Zaharia e Luiz Ejlli.

Luizi: Pesë vetë në finale, kë sheh?

Bjordi: Unë, ti, Olta, Amos besoj

Luizi: E sheh Oltën në finale?

Bjordi: Po se është e fortë, për mirë për keq, tani nuk i futem. Me ndjesi po flas, të betohem jo se e kam shoqe. Unë Oltën e kam xhan, se kisha vite pa e takuar. I pesti nuk e di

Luizi: E lëshoi veten ajo, është thyer herët, ka filluar duke lënë nam.Po lëre o burrë se nuk është për Tean, e mendoja më të fortë, më të matur

Bjordi: Po nuk e di kush mund të jetë i pesti.

You may also like