Bislimi për Berishajn: Turp se si e zvarrisin një intelektual të shquar për përfitime politike

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, e ka quajtur ambasadorin e Kosovës në Kroaci, intelektual të shquar, emri i së cilit sipas tij po zvarritet në mënyrë të turpshme nga disa subjekte politike.

Ai këto komente i dha gjatë raportimit për Komisionin për Integrime Evropiane, ku ndër të tjera u pyet edhe për Berishajn për të cilin mediat kishin raportuar se dyshohej për një përfshirje në një skandal financiar.

“Po ashtu e dini shumë mirë se rasti i Berishajt është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë. Nuk ka asnjë proces gjyqësor ndaj tij”, ka thënë Bislimi.

“Është e turpshme se si zvarritet një intelektual i shquar si Martin Berishaj me shpresë se mund të nxirret ndonjë përfitim politik. Të gjitha janë spekulime dhe dokumentuar qartë, por ju mund të vendoni nëse mendoni se ua sjell ndonjë poen politik”, tha Bislimi, raporton EO.

You may also like