Biseduam për procesin e dialogut dhe Ballkanin Perëndimor – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga takimi me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në Berlin.

Kurti, theksoi se me kancelarin gjerman kanë biseduar për dinamikën e situatës në Ballkanin Perëndimor, procesin e dialogut dhe përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, njofton Klankosova.tv.

“Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”.

“Nuk mund të mungonte dhe takimi me mërgatën, ku biseduam mbi një mori temash, i interesuar jo vetëm për t’i informuar me ecurinë e aktualitetin e vendit tonë, por edhe për të dëgjuar rreth jetës e përvojës së tyre, përshtypjeve e ideve të diasporës”.

“E në margjina të Kongresit, takimi me Kancelarin Scholz dëshmoi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet”, shkroi Kurti në rrjetin social Facebook.

“Fuqizimi i bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat ishte fokus i bisedës dhe me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi si dhe me Kryetarin e SPD-së njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil”

You may also like