Bindet edhe BDI, mbështet kushtin e ASH-së për 20%

by admin
Spread the love

Pas gati një muaj e gjysëm nga kur kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se si subjekt nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese nëse nuk tërhiqet 20 përqindëshi, sot në një konferencë për shtyp Arbër Ademi nga BDI u shpreh se ka ardhur koha që të hiqet termi “20%” dhe zëvendësimin e të njëjtit me formulim adekuat siç është “Gjuha Shqipe” dhe “Populli Shqiptar”.

Nënkryetari i BDI-së ka njoftuar se konsultat për të njëtën çështje do të vazhdojnë edhe me partnerët ndërkombëtarë me ndihmën e të cilëve edhe është arritur Marrëveshja e Ohrit.

Të gjitha të arriturat në të gjitha dimenzionet në vendin tonë janë si rezultat i partneritetit të ngushtë edhe me miqt tanë, përfshirë këtu edhe formulimet të cilat rrjedhin nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit”, deklaroi Ademi.

Ne do punojmë në atë drejtim që me çdo kusht sa më shpejt të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të fillojmë realisht negociatat me BE-në. Situata aktuale politike është problem dhe sa e shoh unë do të jetë problem kalimi me 80 vota dhe normalisht edhe ne do ti kemi kushtet tona si Aleancë për Shqiptarët. Tetë deputetët tonë nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese nëse nuk tërhiqet 20 përqindëshi prej përdorimit të gjuhës shqipe”, kishte deklaroi Taravari me 6.09.2022.

You may also like