Bind Man.City, Real Madrid merr fitore minimale/ Bien në shtëpi Copenhagen e Leipzig

by admin
Spread the love

Këtë të martë nisi faza e 1/8-ave të Champions League, ndërsa dy sfidat hapëse të këtij raundi ishin Copenhagen-Manchester City dhe RB Leipzig-Real Madrid.

City fitoi minimalisht me rezultatin 1-3 në transfertën e Copenhagen, në një takim që përtej rezultatit e dominoi nga fillimi e deri në fund.

Goli i realizuar nga De Bruyne në minutën e 10-të zhbllokoi takimin dhe kaloi City-n në avantazh.

Copenhagen ia doli që të barazojë në minutën e 34’ me Mattsson, por në minutëm e 45+1’ Silva riktheu ekipin e Guardiolës në avantazh.

Pjesa e dytë solli vetëm një gol, të Foden në minutën e 90+2’, me ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave që u mbyll me rezultatin 1-3.

Ndeshja e dytë e kësaj mbrëmje, Leipzig-Real Madrid, që u mbyll me rezultatin 0-1, rezultoi goxha e luftuar.

Vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 2’, por goli i Sesko u anulua për pozicion të parregullt pas verifikimit në VAR, ndërsa pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola.

Goli i vetëm i këtij takimi të parë mes Leipzig dhe Real-it u shënua në minutën e 48’ nga Brahim Diaz që i dha triumfin skuadrës së Ancelotti-t./ Super Sport


Top Channel

You may also like