Bill Gates shfaqet në foto me akuzuesen e Jeffrey Epstein, disa vjet pas dënimit të parë të pedofilit në 2008

by admin
Spread the love

Mediat në SHBA shkruanin sot se milioneri i grupit Microsoft, Bill Gates ka pozuar në foto me një nga vajzat akuzuese të abuzuesit monstruoz seksual Jeffrey Epstein, si pjesë e përdorimit që ky i fundit i bënte imazheve për të ruajtur kontrollin ndaj rrjetit të tij te abuzimit.

Foto besohet se është e para ku Gates shihet me një nga viktimat e Epstein në zyrën e vetë Gates në Seattle , e datuar mars 2014.

Kjo ndodh megjithëse disa vjet më herët në 2008, Epstein u dënua në Florida për nxitje dhe prokurim prostitucioni me të mitura, shkruan rrjeti Wall Street Journal.

Në imazhin e publikuar dje , Gates shihet duke qëndruar pranë vajzës 20 vjeçare  e cila ngjeshët me gjoks ndaj tij.

Fytyra e vajzës në foto është e errësuar, por rrjeti thotë se ajo ishte njohur me të me anë të Epstein, i cili e dërgonte te “miqtë” e tij me premtime se do ta ndihmonte në karrierë dhe me të njohurit e tij të fuqishëm.

Ekzistojnë të paktën tre foto të Gates me të abuzuarat e Epstein, sipas Wall Street Journal.

68 vjeçari Gates, nuk është e vetmja figurë e njohur që njihet në fotot e abuzuesit pedofil Epstein, i cili u vetëvra papritur teksa priste të dilte në gjyq për trafik seksual në burgun e Manhattan në gusht 2019.

Një modele polake është parë dhe duke ecur me regjizorin Woody Allen pranë banesës së Epstein, si dhe me ish-gazetarin e rrjetit CBS News, Charlie Rose, shkruan gazeta.

Modelja nuk ka akuzuar Gates apo ndonjë nga të tjerët për abuzim seksual.

Por avokatët thonë se megjithëse ajo nuk e di, Epstein përdorte lidhjet e tij për të zgjeruar rrjetin e trafikut seksual.

“Pa lidhjet e tij me njerëz të fuqishëm, Jeffrey Epstein nuk do të mund të vijonte trafikun seksual pas vitit 2008,” tha avokati Brad Edwards, kompania e të cilit përfaqëson ligjërisht modelen dhe 150 akuzuese të tjera të Epstein.

Një numër akuzesesh të Epstein kanë qenë në foto me njerëz të elitës botërore si Princi britanik Andrew, apo ish-presidenti amerikan Bill Clinton i cili fotografohej teksa i bëhej masazh nga një nga viktimat e Epstein, Chauntae Davies tashmë akuzuese, në avionin privat “Lolita Express.”

Në rastet e modeleve ruse e polake, Epstein akumulonte foto të tyre në shoqëri të njerëzve të famshëm si në formë shantazhi dhe në formë mburrjeje.

Një përfaqësues i Gates përsëriste se biznesmeni “është takuar me Epstein vetëm për qëllime filantropike.”

Ndërsa regjizori Allen, ka thënë për mediat se nuk e kishte idenë se Epstein përdorte emrin e tij për të manipuluar viktimat.