BILARDO/ Turneu “Steka e Artë”, në Laç triumfon Eklent Kaçi

by admin
Spread the love

Për tre ditë më radhë që prej të premtes e deri të dielën, qyteti i Laçit priti aktivitetin “Steka e Artë”, eveniment që rikthehet në Kurbin pas 12 vitesh. Ky kompeticion pa të garonin 60 bilardistë, të cilët vinin jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit.

Kështu konkurrentët matën forcat në Laç, në qytetin e “ustallarëve” të bilardos, ndërsa triumfi i këtij aktiviteti i takoi kurbinasit Eklent Kaçi, i cili pas sukseseve të shumta në arenën ndërkombëtare, bëri të tijin edhe trofeun “Steka e Artë” për vitin 2023.

Në vend të dytë u klasifikua Kledio Kaçi, ndërsa Edmond Zaja dhe Labinot Markaj, u renditën përkatësisht në vend të tretë dhe të katërt. Ky aktivitet u organizua nga Federata Shqiptare e Bilardos në bashkëpunim me Bashkinë e Kurbinit. /i.m /abcnews.al

You may also like