Bilanc i rëndë lufte! 500 izraelitë të vrarë nga militantët e Hamasit, 400 palestinezë të vdekur

by admin
Spread the love

Përplasjet mes Izraelit dhe Hamasit vijojnë të mbeten të ashpra, pasi sulmet nga të dyja palët po rëndojnë bilancin e viktimave, përfshirë dëmet e rënda në infrastrukturë.

Bilanci i viktimave po rritet ndjeshëm nga pala palestineze, ku pretendohet se janë vrarë të paktën 400 militantë. Pjesa më e madhe e viktimave janë në Rripin e Gazës, aty ku Izraeli po zhvillon sulme ajrore shumë të rënda.

Mediat izraelite raportojnë se bilanci i viktimave shënoi një rekord tjetër deri më tani, me të paktën 500 të pajetë, që janë vrarë nga militantët e Hamasit.

Të dyja palët kanë rrëmbyer forca dhe civilë të njëra-tjetrës, por ende në një numër jozyrtar.

Shifrat ende nuk janë konfirmuar na autoritetet pasi bërja e një bilanci është e vështirë, gjatë kohës që sulmet e rrezikshme vijojnë ende.

Një ditë pas nisjes së sulmeve nga militantët e Hamasit, të cilët hynë në Izrael, forcat izraelite pa humbur kohë dhe nisën kundërpërgjigjen. Pamjet e rënda tregojnë se si të dyja palët po përballen me shkatërrim total.

Ushtria izraelite njoftoi se ka ende tetë pika angazhimi brenda territorit të saj, megjithëse pretendon se ka rimarrë kontrollin e pjesës më të madhe të zonave në jug.

Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se do të vijojnë të njëjtat veprime deri sa të marrë kontrollin e të gjitha territoreve ku janë militantët e Hamasit.

Dhjetëra fluturime janë anuluar në Tel Aviv, për shkak të rrezikut që vijon të mbetet i lartë, duke lënë shumë persona të bllokuar.


Top Channel

You may also like