Big Mama për Antonelën: Është bërë e famshme nga hiç gjë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatë spektaklit të së premtes në “Big Brother VIP” mes Antonelës dhe Big Mamës pati një debat që përfundoi me largimin e këngëtares nga shtëpia.

Sot, Big Mama ishte në një lidhje direkte me ‘Fun Club Big Brother’ dhe aty u shpreh se nuk është penduar për asgjë që tha të premten.

“Unë e pranova ftesën me shumë dëshirë për të qenë në Big Brother dhe gjatë gjithë kësaj eksperience ka mbizotëruar atmosfera e mirë, por aq sa jam e mirë di dhe të jem shpërthyese si ata natë. Unë kur mbushet kupa nuk shoh, dhe e mendoj atë që them para se ta them, se gjithmonë frikësohem mos i hyj kujt në gjynah. Por nuk më erdhi keq që u largova se tregova që jam karakter dhe nuk i kthehem kundër vendimit tim. Unë mendoj që gjuha ime ndaj Antonelës nuk ishte e fortë se ruajta etikën e tv-së. Mua më mjafton të më duan 1000 vetë por kështu siç jam ama, nuk mund të lë dikë të shkelë atë që jam. Doja t’i tregoja ku e ka vendin. Ajo është e bërë famshme me asgjë. Unë jam fut me vonesë në Big Brother dhe për Antonelën kisha parë disa inserte të vogla ku nuk më ka pëlqyer, por thashë ta njoh nga afër. I kisha thënë Antonelës kjo gjë tre muaj do zgjasë më mirë të më kesh shoqe se sa të bësh gjëra vetëm për publik jashtë”, u shpreh Big Mama.

Raporti i saj me Antonelën i ka shumë të vogla gjasat për rregullim, por kjo duket se nuk e shqetëson hiç artisten./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like