Big Brother VIP Kosova: Getinjo dhe Vivien shijojnë së bashku çaste intime në krevat (VIDEO)

by admin
Spread the love

Tashmë prej disa ditësh reperi Getinjo dhe bukuroshja Vivien Thano janë bërë temë e shtypit rozë.

Krejt kjo për faktin se dyshja e shprehën publikisht dashurinë ndaj njëri-tjetrit, duke dhuruar të enjten edhe puthjen e parë brenda qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

E teksa duket qartazi se ka një lidhje mes tyre, dyshja në fjalë kanë filluar që tashmë edhe të flenë në të njëjtin krevat në dhomën e gjumit.

Big Brother VIP Kosova publikoi të premten disa pamje të çiftit, ku shihen së bashku teksa shijojnë çaste intime në praninë e njëri-tjetrit duke ndarë të njëjtin shtrat.

Nga shtëpia e BBVK përndryshe sot (e premte) pritet elimini i parë i një prej banorëve të nominuar.

Gjatë javës, në nominim për të dalë nga shtëpia kanë qenë: Artan Thaqi, Shota Baraliu, Xhuli Nura, Urimi dhe Alisa, Gjon Karrica dhe MC Beka.

Shiko videon:

You may also like