Big Brother nuk nisi siç duhet

by admin
Spread the love

Aktori i njohur shqiptar, Gent Hazizi, u eliminua vetëm pak javë pas nisjes së “Big Brother Vip Albania”. Ai ka dhënë një intervistë, ku ka deklaruar se Olta Gixhari nuk i ka lejuar banorët të njiheshin.

“Për mua “Big Brother”-i nisi pak fort dhe nuk duhet të niste ashtu. E para e punës duhet të njiheshin njerëzit por dikushi nuk na la të njihnim njerëzit.

Ajo ashtu e nisi lojën që në fillim edhe piketimi i parë ishte Zhaku, që doli dhe nuk e mbajti dot presionin. Aty unë e thashë që kokën njeri nuk më ha dot sepse nuk më nxirni dot, mua më nxjerr publiku, familja ime më nxjerr e para.

Nëse sjellja ime në shtëpinë e “BBV” do të kishte dalje nga natyra dhe negativitet, si konkurrent kisha familjen time në radhë të parë dhe publikun. U piketova unë, tani është piketuar Luizi. Ai është Hamleti tani”- tha Genti.

Ndërsa për Amosin, Genti u shpreh: “Ka qenë një film që titullohet “Asgjë nuk harrohet”. Personazh filmi. Amosi  është i përfshirë në një lojë dhe mua më vjen keq se është goxha djalë, po nxjerr parimorin, ai që mbron të drejtat e femrave dhe grave, këtu pastaj flet me arrogancë por për mua nuk po bën një lojë të mirë”.

You may also like