Big Brother më ka eliminuar qëllimisht!

by admin
Spread the love

Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova” Shota Baraliu, nuk është përmbajtur aspak, teksa ka akuzuar produksionin se e ka eliminuar qëllimisht. Përveç akuzave, Shota u shpreh se produksioni nuk nxjerr shumë gjëra që ndodhin në shtëpi.

“Nuk jam penduar për asgjë që kam thënë, të gjithë i thoni këto kur jeni në kafe. Disa kanë qejf të dalin mirë në media edhe unë këtë dalje e kam dhuratë nga ju.

Me vërtetoni që më ka nxjerrë publiku, produksioni të më sjellë mesazhet që më kanë votuar. Aty bëhet gjithçka dhe ju nuk i nxirrni”, tha Shota.

Gjithashtu, Shota ka zbuluar edhe momentin kur ka marrë vesh lajmin e trishtë për të dhe familjen e saj.  “Kam qenë në hotel duke pushuar. Vëllai më telefonoi dhe më tha direkt që ka vdekur babai. Fillova të qaj e të bërtas saqë e ngrita gjithë hotelin në këmbë”, theksoi ndër të tjera Shota.

You may also like