Bien akuzat, Elsa Lila është e lirë

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila e cila u arrestua në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar ditën e sotme nga burgu.

Lajmi u konfirmuar nga daja i saj, avokati Saimir Visha për “Syri Tv”.

Visha theksoi se nga komunikimi me Lilën zbuloi se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që kanë vjellë vrer për Elsën”, tha Visha.

Këngëtarja Elsa Lila u shoqërua në polici nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

You may also like