Bie ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet botërore – Shqip

by admin
Spread the love

Në bursën e Teksasit u shit me 9 Dollarë më pak

Përkundër parashikimeve të ekspertëve se konflikti në Lindjen e Mesme mund ta çonte çmimin e naftës në mbi 100 Dollarë për fuçi, sjellja e tregjeve ndërkombëtare të arit të zi kanë treguar të kundërtën.

Për të dytën ditë me radhë çmimi i naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare ka shënuar një rënie të ndjeshme.

Siç shihet edhe në këtë grafik nga afro 91 dollarë që arriti një fuçi naftë krudo në bursën e Teksasit, këtë të mërkurë çmimi ra në afro 82 Dollarë, pra duke pësuar një rënie me rreth 9 Dollarë në vetëm një javë.

Të njëjtin trend ka ndjekur edhe bursa e Londrës, ku ari i zi nga 94 Dollarë fuçia që ishte në 20 Tetor ka rënë në më pak se 88 Dollarë.

Natyrisht që rënia e çmimit të naftës nuk pritet të ketë një indikim të drejtpërdrejtë të afërt në çmimin e karburanteve me pakicë, pasi bëhet fjalë për kontratat që do të ekzekutohen në muajin Dhjetor.

Ekspertët të fushës së karburanteve shohin si shkak në këtë rënie të ndjeshme të çmimeve parashikimet e bëra së fundi nga Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, e cila ndryshe nga sa parashikohej më parë e sheh që kulmi i kërkesës për naftë të ndodh më shpejt. Sipas Perspektivës së Energjisë Botërore kjo mund të ndodh brenda vitit 2030.

Gjithashtu një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë situatë është edhe parashikimet për një ngadalësim të rritjes së ekonomisë kineze.

Tv Klan

You may also like