Bie Manchesteri, humbasin UTD dhe City/ Arsenali fiton dhe ngushton diferencën me kryesuesit e Guardiolës

by admin
Spread the love

Ndalet pas gjashtë javësh ecuria perfekte e Manchester Cityt. “The Citizens” u mposhtën në transfertë ndaj Wolverhampton me shifrat 2-1, teksa “Ujqërit” luftuan dhe në fund dolën me pikë të plota nga fusha e tyre.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që shfrytëzuan një inkursion të Pedro Netos ndërsa në fund ishte Ruben Dias që shkaktoi autogol pas një devijimi të pafat.

Pavarësisht reagimit, City nuk mundi të barazonte në pjesën e parë. Por, goli i miqve mbërriti vetëm në pjesën e dytë kur Julian Alvarez realizoi një perlë nga goditja e dënimit. Kur pritej që City të kërkonte më shumë, ishte sërish Wolverhampton që shënoi me anë të Hwang Hee-Chan.

Skuadra e Pep Guardiolës tentoi deri në fund që të paktën të dilte me një pikë, por goli nuk erdhi dhe City mori disfatën e parë për këtë sezon në Premier League. Pas kësaj ndeshjes, City mban vendin e parë me 18 pikë, ndërsa Wolverhampton ngjitet në kuotën e shtatë pikëve në vend të shtatë.

Në ndeshjet e tjera, Manchester United pësoi një disfatë befasuese në shtëpi përballë Crystal Palace me shifrat 0-1. Golin vendimtar për miqtë e realizoi Andersen në minutën e 26-të.

Ndërkohë, Arsenal nuk gaboi në transfertë përballë Bournemouth duke fituar me shifrat 0-4. Golat për Topçinjtë i shënuan Saka, Odegard, Havertz dhe Ben White. Në ndeshjet e tjera, West Ham fitoi me shifrat 2-0 ndaj Sheffield United, Newcastle mposhti 2-0 Burnleyn ndërsa Everton u mposht në shtëpi ndaj Luton me shifrat 1-2.


Top Channel

You may also like