Bideni ashpërson tonet, e quan Putinin diktator dhe bandit

by admin
Spread the love

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e quajti presidentin rus, Vladimir Putin, një “bandit të pastër” ndërsa fliste në një ngjarje të Ditës së Shën Patrikut, të enjten.

Në drekën vjetore të Miqve të Irlandës në Capitol Hill, Biden ka thënë se Putini është një “diktator vrasës, një bandit i pastër që po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës”.

“Putini po paguan një çmim të madh për agresionin e tij dhe ato janë pjesë e arsyes që kostoja po shkon kaq e lartë”, ka thënë Biden.

Në mbështetjen e tyre për sanksionet kundër Rusisë dhe Ukrainës, Biden ka thënë se Irlanda gjithashtu “po paguante një çmim të madh” për një kontribut që ai e quajti “jo të vogël”.

Presidenti gjithashtu iu referua bisedës së tij të ardhshme me presidentin kinez, Xi Jinping të premten, duke bërë shaka se Xi “kujton gjithçka që kam thënë”, raporton CNN.

“Të gjitha shakatë mënjanë. Ai nuk beson se demokracia mund të mbahet në shekullin e 21-të”, ka shtuar Biden.

Ndërkohë, një ditë më parë, Bideni gjatë një konference për media nga Shtëpia e Bardhë, e ka quajtur homologun e tij rus, Putin, kriminel lufte.

Rruga Press

You may also like