Biden-Scholz, dënojnë sërish përpjekjet e Moskës për aneksimin e territorit të Ukrainës

by admin
Spread the love

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Në njoftim thuhet se dy udhëheqësit dënuan sërish përpjekjet për aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia, si dhe shprehën përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për ta mbajtur Moskën përgjegjëse, për ato që i quajtën veprime brutale të saj. Po kështu Biden-Scholz shprehën angazhimin e vendeve të tyre për t’i ofruar siguri e ndihmë ekonomike Ukrainës.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në tregjet globale të energjisë dhe rëndësinë e sigurimit të furnizimeve me energji të qëndrueshme e me çmim të përballueshëm.

Temë e diskutimit mes presidentit Biden dhe kancelarit gjerman Scholz ishte dhe Ballkani Perndimor. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se udhëheqësit e dy vendeve folën mbi përpjekjet për të mbështetur stabilitetin dhe mirëqënien në Ballkanin Perëndimor./ Voice of America


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like