Biden në Izrael, në shenjë mbështetjeje pas sulmit të Hamasit – Shqip

by admin
Spread the love

I kërkon Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Gaza, njofton ndihmë ushtarake për Izraelin

Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi Izraelin në kulmin e tensioneve që shkaktoi vrasja e 500 civilëve në një spital në Gaza. Në takimin me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Tel Aviv, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se u besonte izraelitëve për këtë rast.

‘Mua më duket se sulmi u krye nga një grup tjetër, jo nga ju, por ka shumë njeërz që nuk janë të sigurt për këtë, ndaj duhen kapërcyer shumë gjëra.”

Biden i shprehu Netanjahut mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara, në këto momente të vështira që po kalon Izraeli i përballur me sulmin tragjik të Hamasit, që siç tha, e ka bërë organizatën terroriste Shteti Islamik, të duket më racionale.

 “Unë dua që ju të dini se nuk jeni vetëm. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Izraelin ndërsa ju punoni për të mbrojtur popullin tuaj.Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju dhe partnerët në të gjithë rajonin për të parandaluar më shumë tragjedi për civilët e pafajshëm.”

Presidenti Biden arriti të bindë liderët izraelitë të lehtësojnë hapjen e kalimit kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës për të mundësuar dhënien e ndihmës humanitare për civilët.

Ai paralajmëroi Hamasin të mos dëmtojë autokolonat e ndihmave nga Egjipti, duke thënë se nëse ata e bëjnë këtë, kjo do të demonstrojë edhe një herë se ata nuk  duan mirëqenien e popullit palestinez.

Biden u bëri thirrje izraelitëve për përmbajtje pasi “shumica dërrmuese e palestinezëve nuk janë të lidhur me Hamasin“. Presidenti amerikan tha se do t’i kërkonte këtë javë Kongresit që të miratonte një paketë ndihme “të pashembullt” për Izraelin.

Klan News

You may also like