Biden e Scholz takohen sot, në qendër të diskutimit ndihma për Ukrainën

by admin
Spread the love

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka nisur dje vizitën në Shtetet e Bashkuara, me takime me ligjvënës amerikanë ndërsa sot pasdite pritet të takohet me Presidentin Joe Biden.

Scholz tha se bisedimet me Presidentin Biden do të përqendrohen tek rrugët e mundshme për forcimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, përballë agresionit rus.

Ndër lufta po hyn në vitin e tretë, Ukraina po përballet më mungesë armatimesh në betejen e luftës dhe varet shumë nga aleatët e saj perëndimorë për mbështetjen ushtarake dhe financiare.Shtetet e Bashkuara kanë qenë deri më sot mbështetësi më i madh i Kievit, por vizita e kancelarit gjerman në Uashington vjen në një kohë që po shtohen shqetësimet për angazhimin amerikan ndaj Ukrainës, ndërsa një paketë financiare e propozuar nga Presidenti Biden që përfshin ndër të tjera ndihmën në Ukrainën, është bllokuar në Kongres, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.Disa politikanë evropianë janë të shqetësuar se kthimi i mundshëm i ish-Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë mund ta dëmtojë më tej angazhimin amerikan.

“Ajo për të cilën është rënë dakord në Europë dhe në Kongresin e Shteteve të Bashkuara nuk është e mjaftueshme dhe duhet të gjehen rrugë të tjera që të gjithë bashkë të mund të bëjmë më tepër”, tha zoti Scholtz në aeroportin e Berlinit, para se të udhëtonte drejt Uashingtonit.Javën e kaluar Bashkimi Europian miratoi një paketë ndihme 4-vjeçare prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Zyrtarët gjermanë thonë se deri më tani Berlini ka furnizuar apo është zotuar për një ndihmë prej 28 miliardë eurosh për Ukrainën.


Top Channel

You may also like