Biden diskutoi me liderët evropianë tensionin Rusi-Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden zhvilloi të hënën një takim virtual me liderët evropianë për të diskutuar tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, njoftoi Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate të shkruar.

 

Krahas presidentit Bien në takim morën pjesë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, presidenti polak Andrzej Duda dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

“Biden dhe liderët evropianë përsëritën shqetësimin e tyre të thellë rreth grumbullimit ushtarak të Rusisë në kufijtë e Ukrainës dhe shprehën mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Gjatë bisedës, liderët shprehën dëshirën e tyre të përbashkët për një zgjidhje diplomatike të tensionit në rritje në rajon.

“Udhëheqësit diskutuan gjithashtu përpjekjet e tyre të përbashkëta për të penguar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës, duke përfshirë përgatitjet për të imponuar pasoja masive dhe kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë për veprime të tilla, si dhe për të përforcuar sigurinë në krahun lindor të NATO-s”,- thuhet në vijim të deklaratës së Shtëpisë së Bardhë.

“Ata u zotuan të vazhdojnë konsultimet e ngushta me aleatët dhe partnerët transatlantikë, duke përfshirë BE-në, NATO-n dhe OSBE-në”, thuhet në deklaratë.

Perëndimi dhe NATO e akuzojnë Rusinë se po përgatitet për pushtimin e Ukrainës. Rusia thuhet se ka grumbulluar mbi 120.000 trupa në kufirin e saj me ish-republikën sovjetike së bashku me një dislokim masiv të tankeve dhe artilerisë.

 

You may also like