BH – Schmidt amendon kushtetutën për të nxitur formimin e qeverisë boshnjake

by admin
Spread the love

BERLIN 28 prill /ATSH-DPA/ – I dërguari i lartë ndërkombëtar në Bosnjë-Hercegovinë ka ndërhyrë për të ndihmuar në formimin e një qeverie në një nga dy rajonet, kryesisht autonome të vendit, pas muajsh bllokimi politik.

Vendi është i ndarë midis dy rajoneve, Republika Srpska dhe Federata e Bosnje-Hercegovinës (FBH), e cila ndahet mes boshnjakëve dhe kroatëve.

FBH nuk ka arritur të formojë një qeveri që kur u mbajtën zgjedhjet në vend, kryesisht të përbërë nga kroatë, boshnjakë dhe serbë.

Si përfaqësues i lartë për Bosnjë-Hercegovinën, ish-politikani gjerman, Christian Schmidt ka autoritetin të urdhërojë vendime të detyrueshme në institucionet boshnjake kur politikanët vendas nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të veprojnë.

Duke përdorur fuqitë e tij gjithëpërfshirëse, Schmidt amendoi kushtetutën e rajonit dhe deklaroi dje në mbrëmje se koalicioni qeverisës i propozuar paszgjedhor i federatës tani e tutje konsiderohet i emëruar, pavarësisht nga të gjitha kundërshtimet.

Bllokimi erdhi për shkak të rregullave komplekse për ndarjen e pushtetit në kushtetutë, në të cilat partia e madhe nacionaliste boshnjake SDA ishte në gjendje të bllokonte kandidatin për kryeministër të propozuar nga presidentja e FBH-së, Lidija Bradara./ /a.i.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like