Beyonce bën postimin e parë në TikTok – grumbullon 2.5 milionë ndjekës brenda 16 orëve – Shqip

by admin
Spread the love

Pasi iu bashkua zyrtarisht platformës në dhjetor të vitit të kaluar, Beyonce ka bërë postimin e parë në TikTok të enjten (14 korrik) dhe grumbulloi 3.5 milionë ndjekës vetëm 16-të orë nga publikimi i videos.

Këngëtarja 40-vjeçare ndau postimin e saj të parë në faqen e mediave sociale, një video e fansave duke kërcyer dhe kënduar së bashku me këngën e saj të fundit “Break My Soul”.

“Duke iu parë të gjithëve që po shijoni dhe tundeni më bëri kaq të lumtur! Faleminderit shumë për gjithë dashurinë për Break My Soul! – Dashuri nga B”, ka shkruar këngëtarja, duke shtuar emrat e përdoruesve të shumtë që shfaqeshin në video si Josh Dior, Gregorian Sisters dhe Charles Osborne.

Beyonce publikoi “Break My Soul” muajin e kaluar teksa albumi i saj i ri “Renaissance” pritet të dalë më 29 korrik.

“Renaissance” është vazhdimi i “Lemonade” së 2016-ës , i cili u shoqërua me një film 65-minutësh me të njëjtin titull dhe u rendit në vendin e parë në shumë vende.

You may also like