‘Betohem në shpirt të babës që nuk ia fal Maestros’, Luizi kërkon përjashtimin e Armaldos

by admin
Spread the love

Edhe pse u duk sikur i dhanë fund mërive e mërzitjeve me njëri-tjetrin, Luiz Ejlli duket se është i vendosur që nuk do ta falë Maestron. Të paktën kështu është kuptuar së fundmi, teksa në një bisedë me Kiarën, ai ka thënë se nuk i harron kurrë njerëzit që i kanë bërë dëm.

Së fundmi, Maestro uroi babain e Kiarës me rastin e ditëlindjes së tij, duke thënë ‘edhe 100 vjehrri i çapaçulit’, teksa këngëtarit nuk i ka ardhur aspak mirë kur Armaldo i ka vendosur këtë epitet. E kjo pasi pak kohë më parë, Armaldo është mërzitur shumë kur Luizi e ka thirrur ‘çapaçul’.

Madje, Luizi i tha Armaldos se ‘ ai ka mbaruar me atë që tha dhe do e shohë të shtunën se çfarë do ndodhë’. “Pse atëherë u bë aq e madhe dhe tani nuk do bëhet? Le të përjashtohet. Ti mendon se i harroj ato që ka bërë.

Betohem në shpirt të babës që nuk do ia fali. Unë nuk qeshi. Do e shohim. Unë nuk harroj. Nuk i harroj kurrë njerëzit që më kanë bërë dëm”, i tha Luizi – Kiarës.

You may also like