“Beteja vazhdon”, përfundon protesta 24 orëshe e fermerëve me traktorë në Athinë

by admin
Spread the love

Protesta e fermerëve me traktorë në Athinë sapo mbaroi. 

Fermerët u largua nga qendra e kryeqytetit, ku protestuan për afro 24 orë, kundër politikave europiane dhe atyre kombëtare në sektorin e bujqësisë. Fermerët thanë se beteja e tyre vazhdon. Ata do të rimblidhen në zonat e tyre për të vendosur vazhdimin ose jo të protestave të tyre.

Protesta nisi dje rreth orës 12:00, me pjesëmarrjen e qindra traktorëve dhe mijërave fermeëve nga të gjithë zonat e Greqisë. Ata bllokuan rrugët, ndërsa atyre iu bashkuan edhe sindikata, studentë, organizata rinore të partive opozitare dhe pensionistët, të cilët kanë deklaruar solidaritetin e tyre ndaj kërkesave të fermerëve.


Top Channel

You may also like