Beteja e Morinës: 25 vjet nga thyerja e korridorit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Janë bërë 25 vjet që nga zhvillimi i njërës nga betejat e para të luftës në Kosovë.

Më 7 korrik 1998 në fshatin më të afërt me kufirin me Shqipërinë, në Morinë ranë 6 dëshmorë. Por, më keq e pësuan armiqtë që pësuan humbje të mëdha nga kjo betejë që kishte për qëllim prishjen e korridorit përmes së cilës furnizoheshin me armë ushtarakët kosovarë.

Familjarët e luftarakëve thanë se në këtë ditë zakonisht ndjejnë dhimbje e krenari. Por, kësaj radhe të njëjtit kanë edhe zhgënjim, njofton Shqip.

Kjo pasi të njëjtit thanë se kanë bërë ftesa zyrtare në presidencë e qeveri që dikush nga ta të jetë pjesëmarrës në homazhe nëpër përvjetorë, por sipas tyre një gjë e tillë nuk ndodhi ende.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like