Besnik Tahiri: Kosova ka lindur dhe jeton me NATO-në, duam të jemi pjesë e NATO-së!

by admin
Spread the love

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së në fjalimin e tij në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s i cili është duke u mbajtur në Prishtinë, tha që Kosova ka lindur dhe jeton me NATO-në, duke shtuar se ushtria e Kosovës ka bashkëpunuar me NATO-në.

“Zonja dhe zotërinj, ne kemi lindur me NATO-në, ne sot jetojmë me NATO-në dhe duam të jemi pjesë e NATO-së. Kjo është porosia ime për ju. Ushtria jonë që nga dita e parë ka bashkëpunuar me trupat e juaj, pavarësisht nëse e pranoni ose jo Kosovën. Para dy viteve, askush nuk do të besonte se kjo çfarë po ndodhë në Ukrainë do të ndodhte. Kufiri ynë me Serbinë dhe agresioni të cilin ata e kanë në Kushtetutën e tyre kundër vendit tonë është mjaftë serioze”.

Ai po ashtu shtoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është siguri për Ballkanin Perëndimorë.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri në Ballkanin Perëndimor, më pak ndikim nga Rusia dhe nga Kina. Këto ishin porositë e mia për ju” tha ai.

Fjalimi i plotë:

Kosova ka lindur dhe jeton me NATO-në, duam të jemi pjesë e NATO-së!Sot, jemi këtu për të përcjellë një mesazh, që përkundër faktit që jemi në opozitë dhe kemi mospajtime me Qeverinë, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në NATO, për partneritetin për paqe dhe agjendën ndërkombëtare, ne jemi bashkë. Ka shumë gjëra që na ndajnë, por kur bëhet fjalë për këto çështje, ne jemi të bashkuar.

Desha t’i them disa fjalë, që t’ua përcjellë juve, sepse për ne nuk kemi parë një nderë më të madh sesa prania juaj sot këtu.E para, jemi shumë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është paqja dhe stabiliteti, sepse kemi kaluar nëpër një luftë të tmerrshme, kemi pësuar numër të madh të viktimave, heronj, martirë, jemi krenarë me historinë tonë dhe jemi shumë krenarë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës me ndihmën e NATO-së ia doli ta luftojë dhe përmbysë agresionin e fundit të regjimit të Millosheviqit më 1999.

Çështja e dytë, ndërlidhet me deklaratën e misionit tuaj që ka për qëllim garantimin e lirisë dhe sigurisë së aleatëve nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake.Zonja dhe zotërinj, ne kemi lindur me NATO-në, ne sot jetojmë me NATO-në dhe duam të jemi pjesë e NATO-së.

Kjo është porosia ime për ju. Ushtria jonë që nga dita e parë ka bashkëpunuar me trupat e juaj, pavarësisht nëse e pranoni ose jo Kosovën. Para dy viteve, askush nuk do të besonte se kjo çfarë po ndodhë në Ukrainë do të ndodhte.

Kufiri ynë me Serbinë dhe agresioni të cilin ata e kanë në Kushtetutën e tyre kundër vendit tonë është mjaftë serioze.Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri në Ballkanin Perëndimor, më pak ndikim nga Rusia dhe nga Kina.

Këto ishin porositë e mia për ju.Faleminderit!Kjo ishte fjala ime në hapjen e punimeve të Seminarit të 102-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Prishtinë.

You may also like