Besnik Mustafaj: Berisha ra në kurthin e Bashës

by admin
Spread the love

I ftuar në emisionin Radari Informativ, Besnik Mustafaj ka folur për protestën e 8 janarit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Mustafaj tha se këmbëngulja e Berishës për të marrë me çdo kusht selinë dhe këmbëngulja e Bashës për ta ruajtur si kështjellë janë të dyja absurde. Protesta e vetme sipas tij duhet të ishte kundër kryeministrit Edi Rama.

“Sali Berisha ra në kurthin e Bashës. Ndërtesa e selisë është si të gjithë të tjerat e cila nuk jep dhe as nuk heq legjitimitet. Këmbëngulja e Berishës për ta marrë me çdo kusht dhe stërkëmbëngulja e Bashës për ta mbajtur si kështjellë janë absurde jo politike dhe jo produktive.

Unë pashë një numër të madh demokratësh të zemëruar. Pashë një Bashë që se mendoja të ishte kaq jo politik, sepse përpjekja e tij për ta mbajtur vulën është jo politike. Që më 9 shtator Basha e ka filluar me një gjuhë jo politike. Basha duhet të jetë i bindur se legjitimitetin s’ja jep zyra as karrigia. Unë s’e prisja të përdorej gazi në asnjë mënyrë, sepse i kam besuar në njëfarë mase kur thoshte se s’ka blinde brenda s’janë blinduar dyert. Thoshte që vetëm kabina elektrike është metalike, na ka gënjyer. Pse duhej të mbrohej në atë mënyrë.

Pastaj Berisha s’mendoja se do shkonte me varre aty, apo të hipësh me shkallë asgjë nuk ishte dinjitoze. Unë besoja se Berisha do ti sillte mbështetësit do mbante fjalimet e rastit, do i tregonte kamerave ku e ka katandisur selinë Basha dhe do kthehej që komisioni të vazhdonte kalendarin e tij. Unë besoj që protestat kryesore duhet të jenë kundër qeverisë dhe kryeministrit. Legjitimiteti s’mbahet me dhunë askush se ka mbajtur gjatë”, tha Mustafaj.

Ai ka dhënë edhe një mendim në lidhje me ndërhyrjen e policisë në protestë dhe reagimet e kryeministrit Rama. Këtë situatë në PD, Mustafaj thotë se Rama po e shfrytëzon.

“Nga pikëpamja ligjore është e justifikuar se është thirrur nga Basha. Rama p përpiqet ta denigrojë opozitën po tenton të shfaqet si babai i kombit, po përfiton nga çdo rast për ta konkretizu urrejtjen e tij për opozitën”.

Teksa përjashtoi mundësinë për parti të re, por me Rithemelim të PD ai tha se kupton rithemelim kuptimor dhe emri.

“Nuk shoh tendenca nga Berisha me krijuar parti të re, rithemelimi i jep mundësi për t’u shfaqur me një emër të modifikuar ku ruhet PD dhe shtohet një fjalë tjetër. Rithemelimi ka kuptim programor e deri te emri. Ende se ka sqaruar Berisha se çfarë kupton me këtë”., tha Mustafaj.

You may also like