Besnik Bislimi shpenzoi rreth 10 mijë euro për dreka, darka dhe mëditje

by admin
Spread the love

Besnik Bislimi, zëvendësi i parë i kryeministrit Albin Kurti, gjatë vitit 2021, nga taksat e qytetarëve ka shpenzuar mbi 6 mijë euro për dreka dhe darka zyrtare, si dhe ka marrë mbi 3 mijë euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

Një darkë në qendrën e Brukselit, Besnik Bislimit, zëvendëskryeministri të parë, i ka kushtuar rreth 300 euro.

Bislimi darkën e 5 korrikut, të vitit 2021 e ka nisur me sallatë “chevere” dhe e ka përfunduar me tiramisu dhe ekspreso.

Të dhënat janë zbardhur nga Zyra e Kryeministrit pas kërkesës për qasje në Dokumente Publike, të bërë nga Gazeta Insajderi.

Sipas po këtyre faturave, del që zëvendësi i parë i Kurtit, përgjatë periudhës mars-dhjetor të vitit 2021, ka shpenzuar rreth 6 mijë e 200 euro për dreka dhe darka.

Disa nga drekat dhe darkat janë shtruar në Bruksel, si për delegacionet, ashtu edhe për stafin, kur Bislimi ka udhëtuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Puros ushqimit, Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, kur ka shkuar drejt Brukselit, ka përfituar edhe mëditje.

Ai ka marrë hiç më pak se 3 mijë e 99 euro gjatë viti 2021, sipas të dhënave të siguruara nga Gazeta Insajderi, përmes qasjes në Dokumente Publike.

You may also like