Besimtarët ortodoksë kremtojnë Buzmin – Shqip

by admin
Spread the love

KARVANE BUZMI NË PRAG TË KRISHTLINDJEVE ORTODOKSE

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Buzmin. Drejt fundit janë përgatitjet e shtëpive dhe ushqimeve për festën e madhe të Krishtlindjes.

Sipas besimit, besimtarët me buzmin, në shtëpi sjellin fatin, shëndetin dhe mirëqenien..

Me moton “Ndjeje gëzimin” edhe këtë vit në mënyrë tradicionale janë mbajtur karvanet e Buzmit. Kremtime ka pasur në shumë qytete të vendit.

Ndërkohë, para Kishës kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup sot është mbajtur shënimi qendror i Buzmit.

Kët vit kumbar është Bozhidar Jankovski, kurse dollitari aktori Anastas Tanovski.

Janë dërguar mesazhe për t`i pranuar mirësitë dhe veset e mira kurse për qytetarët të ketë më shëndet, më shumë fat, dritë dhe ngrohtësi.

Festën e madhe të Krishtlindjeve ortodoke e ka uruar Presidenti Stevo Pendarovski.

“Këtë vit Krishtlindjet festohej në kohë të pasigurisë, frikës dhe vuajtjave njerëzore të shkaktuara nga luftërat, krizat dhe padrejtesitë sociale. Si komunitet i besimtarëve, Kisha është e ftuar aktivisht të merr pjesë në ripërtrirjen e shpresës. Me solidaritet për kategoritë më të cënueshme, me angazhim për drejtësi sociale, me integritet personal, me respekt për dallimet, Kisha dhe besimtarët mund të kontribuojnë për të ripërtrirë besimin dhe mirësinë në atdheun tonë të përbashkët maqedonas”, ka uruar Presidenti Pendarovski.

Krishtlindjet I ka uruar edhe sekretari I përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq.

“Krishtlindja është shkëndija e veprave të mira, simboli I lindjes së shpresës së re. Shpresa që sjell viti para nesh le të jetë nxitje për të bërë vepra të mira dhe ta shfrytëzojmë momentin e mundësisë së re historike. Në vitin e vendimeve të mëdha dhe të rëndësishme të jemi bartës të kapitullit të ri në historinë e shtetit maqedonas. Kapitull që do të thotë shtet evropian I qytetarëve të barabartë, ku do të ketë më shumë për të gjithë”, uron Mile Zeçeviq nga LSDM.

Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përmes një statusi në Facebook dhe fotografive të shpërndara, ka njoftuar se gjatë ditës kanë vizituar disa familje dhe u ka dhuruar gjësende të nevojshme në vigjilje të Krishtlindjeve ortodoke.

“Të ndajmë kujdes dhe pak ngrohtësi dhe t`i kujtojmë njerëzit që kanë nevojë në prag të Krishtlindjeve” – ka shkruar Mickoski në Facebook./KlanMacedonia

You may also like