Besimtarët falin Fitër Bajramin në Prishtinë, Tërnava thërret për unitet

by admin
Spread the love

Besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit. Festë kjo që vjen pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanë agjërojnë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Në Kosovë ceremonia kryesore është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fati”, raporton Ekonomia Online.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pasi ka uruar besimtarët për këtë festë ka bërë thirrje për unitet.

Sipas tij, Fitër Bajrami është festa më popullore që presin gjithë grupmoshat.

“Në këtë mëngjes të bukur jemi mbledhur në xhamitë tona për të festuar Fitër Bajramin, festë që bart harenë, gëzimin në zemrat e besimtarit. Të gjithë besimtarët urojnë e gëzojnë, ngase për një muaj kanë zbatuar urdhrin e Zotit për agjërim”.

”Agjërimi për besimtarin është sakrificë që bëhet vetëm për Krijuesin dhe ka arsye që të festojë me familje. Në Ramazan na bashkoi lutja, sofra e iftarit dhe prandaj sot kemi arsye që ta festojmë këtë Fitër Bajram”, tha Tërnava.

Mesazhe urimi dërguan edhe qytetarët pas faljes së namazit të Fitër Bajramit. Ata kanë bërë thirrje që njerëzit të jetojnë në paqe dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Kjo festë pason muajin e Ramazanit, i cili filloi më 23 mars dhe u përmbyll më 20 prill. Traditë në festën e Fitër Bajramit janë vizitat nëpër familje mes të afërmve dhe miqve. /Klankosova.tv

https://balkans.aljazeera.net/opinions/2023/4/21/bursac-srbija-dijeli-spomenice-ucesnicima-ratova-devedesetih-u-kojima-navodno-nije-sudjelovala

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like