Besimi: Nga prilli rritje reale të pagave, inflacioni është në rënie

by admin
Spread the love

Që nga prilli ka një rritje reale të pagave. Efektet e krizave nuk i ndjejnë vetëm qytetarët tanë, por ndjehen edhe në Evropë dhe në botë. Sfidat ende mbeten sepse ka lëvizje gjeopolitike të cilat ndikojnë edhe ndaj tregjeve, deklaroi sot ministri i Financave Fatmir Besimi.

“Buxheti mbetet në të njëjtin nivel për sa i përket rritjes dhe deficitit. Këto janë projeksione planifikuese dhe ofrojnë një realizim më të mirë të planeve për strategjinë fiskale”, u tha ai gazetarëve.

Ministri përkujtoi se ekonomia e Maqedonisë është e vogël dhe shumë e integruar në tregun evropian dhe se 160 për qind e BPV-së është tregti, prej të cilave 80 për qind është me BE-në dhe mbi gjysma me Gjermaninë, e cila këtë vit është në recesion.

MARKETING



You may also like