Bes Kallaku befason në spital fansin 12 vjeçar që vuan nga tumori

by admin
Spread the love

Komediani dhe këngëtari i njohur shqiptar, Bes Kallaku, është mjaft aktiv në rrjetet sociale për të qenë sa ë i afërt me fansat e tij.

Jastë jetës profesionale të aktorit ai vlerësohet për ndihmat që ka bërë për njerëzit në nevojë e që nuk janë të pakta, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, ai ka postuar një video ku e ka befasuar një fëmijë 12-vjeçar në spital, i cili ishte fans i tij, e që vuante nga tumori.

“Kristi Saka, 12-vjeçari me tumor rëndë, ëndërronte të më takonte prej vitesh, por ne bashkë duhet të bëjmë realitet që ai të shërohet orë e më parë. Në gjendje të rëndë ekonomike, me baba të paralizuar, e një nënë që shpreson tek ndihna jonë, ju bëj thirrje të kontribuoni të gjithë sipas mundësive”, ka shkruar Besi.

“Fjalët tjera mi kanë marrë lotët e Kristit e lutjet e nënës së tij për ndihmë”, u shpreh më tej aktori.

Djaloshi duket të jetë prekur nga befasia që iu bë meqenëse e do shumë komedianin shqiptar dhe shihen sytë etij të përlotur kur përqafon komedanin.

Ndërkohë, Kallaku po vazhdon me sezonin e dytë të emisionit të tij, “Kosherja”.


You may also like