Silvio Berlusconi ka vendosur që të ndryshojë kreun e pankinës së Monzas dhe ka shkarkuar nga detyra teknikun Giovanni Stroppa.
Trajneri paguan nisjen e dobët të sezonit, ku skuadra e tij arriti të grumbullojë vetëm një pikë në 6 ndeshje të luajtura në debutimin historik në Serie A.
Presidenti Berlusconi bashkë me Gallianin kanë vendosur që të bëjnë një ndryshim në stol 5 ditë para sfidës kundër Juventusit që do të luhet në stadiumin “U-Power”.
Pankina do ti besohet Raffaele Palladinos, trajner i skuadrës së të rinjve, që ka mposhtur konkurrencën e shumë teknikëve më ekspertë si Ranieri, Donadoni dhe Andreazzoli. / Oversport.tv
Foto: AC Monza Twitter