BERLINALE – Anika Decker kritikon praninë e eksponentëve të AfD

by admin
Spread the love

BERLIN, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Skenaristja dhe regjisorja e njohur gjermane, Anika Decker e konsideron një “gabim të madh” që disa politikanë të AfD-së morën një ftesë për hapjen e Berlinales të planifikuar për 15 shkurt në Berlin.

”Festivali është sinonim i kozmopolitizmit dhe tolerancës. Nuk duhet të ketë vend për ksenofobinë dhe racizmin”, theksoi Decker.

“Ne luftuam shumë për më shumë diversitet dhe tani kjo po sfidohet nga AfD”, theksoi ajo.

”Ftesat janë në përputhje me praktikën demokratike dhe respektin për qeverinë
federale për parlamentin dhe përfaqësuesit e tij të zgjedhur”, theksoi ministrja gjermane për Kulturën, Claudia Roth.

Siç dihet, në Gjermani ka javë që po zhvillohet një lëvizje protesta që nxori qindra mijëra njerëz në rrugë kundër ekstremizmit të krahut të djathtë dhe në veçanti AfD, partia politike gjermane e ekstremit të djathtë, për shkak të tendencat ksenofobike./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like